Dieta për t'u dobësuar pa mundim
Pëlqej
Vitaminat
Quhet C.R.A.P; bazohet te eliminimi i ushqimeve të këqija, nuk redukton kaloritë, por elementët toksikë pa të cilët organizmi funksionon më mirë dhe nuk shëndoshet.

Përgjegjësi i imazhit të disa yjeve të Hollywood James Duigan shprehet i bindur për zbulimin e tij. Ka ideuar një dietë të jashtëzakonshme, të lehtë dhe që është në gjendje që të sjellë humbjen në peshë në mënyrën e duhur, duke dizintoksikuar trupin.

Praktikisht hiqet dorë nga 'shpifësirat' që në fakt ngadalësojnë proceset biologjikë të organizmit. Për Duigan kjo ide funksionon që prej fillimit.

Kafeina sic e dimë na bën mirë, por nëse përdoret në sasi të madhe krijon një lloj trazimi në stomak. Maksimalisht duhen pirë tre filxhanë kafe në ditë, në distancë 5-6 orë nga njëri-tjetri.

Duhen zëvendësuar ushqimet industriale me ato të bërë në shtëpi dhe duhen eliminuar totalisht pijet alkoolike. Ushqimet e konfeksionuara, përmbajnë një sasi të madhe kripe, ndërsa alkooli është i dëmshëm për mëlcinë.

Dieta duhet të përmbajë cdo ditë vaj ulliri, arra dhe fruta të thata, por sidomos fruta të freskëta dhe zarzavate. Në dietë përfshihet edhe një sasi e moderuar drithërash.

Baza e ushqimeve të përditshme duhet të jenë zarzavatet, fibrat vegjetalë. Për zemër mund të konsumoni një përzierje agrumesh me karrota dhe një lugë mjaltë. Sigurisht do të ndiheni plot energji dhe do t'i hiqni kilogramët e parë brenda dy javësh. (tch)
Shtuar më 21/11/2010, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori