Dieta e duhur për fryerjen e barkut
Shpesh ne e ndiejmë të fryrë barkun kjo na bën të mos ndihemi rehat dhe të kemi shqetësime here pas here. Ekziston një dietë e cila na ndihmon për të shmangur fryerjen e barkut. Dieta e duhur për të qëndruar sa më larg fryerjes së barkut është;

Mëngjes:
1 gotë 300ml lëng panxhari, xhenxhefil, karrote, mollë jeshile dhe pak limon. Tërshërë të zier me pak ujë, më pas pak kanellë – rrush të thatë – pak mollë

Para dreke:
Bajame rreth 20 kokrra (të cilat i keni lënë 3 orë në ujë) dhe 1 filxhan çaj mali – kanellë me 1 lugë kafe mjaltë.

Drekë 1:
Supë me mish pule ose zogu me kërpudha, presh, karrota me pak oriz me limon – hudhër, piper – vaj ulliri (mishin e pulës ziejeni bashkë me lëkurën më pas hiqeni), ose supë peshku me selino, qepë, karrotë, hudhër, kungull-limon-vaj ulliri-piper-rozmarinë.

Para darke: 1 kivi ose 1 kupë me shegë dhe 20 kokrra bajame
Darkë: 1 kupë kos të bërë vetë dhe 2 lugë fara liri të shtypura dhe pak boronicë të grirë ose të thatë. /albeu.com/

Shtuar më 04/01/2015, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori