Dhjetë gënjeshtrat e thëna nga gratë
Burrat janë ata që akuzohen shpeshherë si më gënjeshtarë sesa gratë. Por këto të fundit nuk duket se janë edhe aq “gjini e drejtë”. Nëpërmjet këtij artikulli do të zbuloni 10 gënjeshtrat më evidente të thëna nga to…

Ja 10 gënjeshtrat më të mëdha të grave:

1. Ngjyra e flokëve. Nuk janë shumë, por 5% e zonjave, të paktën vetëm një herë, janë betuar që janë bionde natyrale. Një këshillë e vogël: për t’i demaskuar mjafton të shikoni rrënjët e flokëve.

2. Madhësia e gjoksit. Burrat padyshim tërhiqen shumë nga një dekolte e bukur dhe gratë këtë e dinë shumë mirë. Për këtë, 9% e të intervistuarave kanë pranuar që nuk janë të ndershme për përmasat e tyre. Megjithatë nuk bëhet fjalë për një gënjeshtër të vërtetë. Është vetëm një ekzagjerim i vogël.

3. Pesha. Për këtë çështje nuk gënjejnë vetëm partnerët, shpesh ato gënjejnë edhe veten e tyre. Rreth 12% ka pranuar që nuk thonë të vërtetën, por vetëm sepse “të hënën” do të fillojnë dietën.

4. Tradhtia. Pothuajse 16% kanë zgjedhur të pranojnë të kaluarën e tyre. Përveç kësaj, kush do t’i tregonte partnerit të vet me buzëqeshje në buzë që e ka manipuluar ishin? Natyrisht ato zgjedhin ta fshehin të vërtetën në mënyrë që mos ta trembin atë.

5. Mosha. Nuk pyetet asnjëherë për moshën e një zonje. Por nëse do të ndodhte, 18% e grave do të përgjigjeshin duke ulur ndonjë vit nga jeta e tyre.

6. Situata financiare. Një në katër gra preferojnë t’i zvogëlojnë shifrat e të ardhurave të tyre. Motivi? Për të mos lënduar egon mashkullore.

7. Puna. Në një shoqëri, ku suksesi dhe përmbushja personale është matur nëpërmjet punës, është normale që 28% e grave e zbukurojnë gjendjen e tyre profesionale. Apo jo?

8. Kostoja e veshjeve. Duke shpenzuar më shumë se një mijë euro për një çantë ose një palë këpucë, kurrë nuk është një investim i mirë. Sidomos në qoftë se ato nuk janë të nevojshme. Kështu që 33% e seksit “më të drejtë”, preferon të ulë çmimin e veshjeve të tyre. Dhe kjo nuk duket sipërfaqësore.

9. Arsyet e ndarjes me ishin. Një marrëdhënie e dështuar nuk është një simbol i fuqisë. Dhe askush nuk dëshiron të duket i dobët përballë njeriut të jetës, apo jo? Për këtë, 38% e grave zgjedhin të mos flasin për ishin me të dashurin aktual, apo të fejuarin.

10. Numri i partnerëve.Një thënie e vjetër thotë se “femrat duhet të ndajnë numrin e partnerëve që kanë pasur deri në tre, ndërsa burrat ta shumëzojnë për tre”, është e vërtetë. Më shumë se një në dy gra, në fakt, ka pranuar se ka gënjyer në lidhje me partnerët e mëparshëm./albeu.com/
Shtuar më 11/06/2013, ora 17:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori