Vrau 37-vjeçaren shqiptare me thikë, dënohet me 14 vite burg italiani (EMRAT)

Autoritetet italiane kanë dënuar me 14 vite burg 30-vjeçarin Federico Lacona, i cili vrau me thikë shtetasen shqiptare Brunilda Halla.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 maj të vitit të shkuar, jashtë shtëpisë së 37-vjeçares në Vittoria, ku Lacona e goditi Brunildën në pjesën e pasme të kokës, shpatullave dhe qafës me një thikë. Më pas ai deklaroi se ishte një gjest “rebelimi ”.

Ndërkohë familja e shqiptares u dëmshpërblye me 75 mijë euro secili.

Brunilda Halla u vra në sy të njërit prej fëmijëve të saj, dhe më pas ndërroi jetë teksa po transportohej për në spital. Vrasja tronditi jo vetëm Vittorian, por gjithë Italinë.


Shtuar 21.06.2023 23:50