E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Dhëmbë të bardhë si perla, vetëm me këto produkte shtëpiake
Çdo njeri dëshiron të ketë dhëmbë të shëndritshëm, borë të bardhë.

Megjithatë, kohët e fundit, dhëmbët e verdhë janë bërë një problem i përbashkët për shumë njerëz.

Kripa është një prej agjentëve pastrues më të rëndësishëm dentar përdorur prej dekadash. Ajo ndihmon në rikuperimin e mineraleve të humbura prej dhëmbëve dhe rigjenerimin e ngjyrës së bardhë të tyre.

Mund ta përdorni në vend të pastës së dhëmbëve çdo mëngjes e më vonë ta shpëlani, ose mund ta përzieni me sodë buke e lehtë të fërkoni dhëmbët.

Mos i fërkoni dhëmbët me forcë kur përdorni këtë përzierje sepse mund të shkaktojë irritime në mishrat e dhëmbëve ose dëmtime.

Edhe soda e bukës është një zgjidhje e vjetër që është përdorur me efikasitet të lartë për të zbardhur dhëmbët e verdhë.

Megjithatë, ajo ka natyrë gërryese (alkaline) që con në heqjen e smaltit të dhëmbëve, por gjithashtu heq njollat dhe pllakat bakteriale të dhëmbëve. Nëse limoni përzihet me sodën e bukës, duke qënë se ai ka natyrë acide, bën që kalciumi që është i pranishëm në dhëmbët tuaj të zbërthehet.

Kalciumi i pranishëm në smaltin e dhëmbëve tuaj ndihmon në zbardhjen e dhëmbëve.

Hidhni sodë buke, kripë dhe lëng limoni në një tas për të bërë një pastë.

Përdoreni këtë pastë për të larë dhëmbët tuaj.

Më pas i lani sërisht dhëmbët tuaj me pastën tuaj të dhëmbëve.

Veproni kështu jo më shumë se dy herë në javë. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2017, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori