Detajet virtuale që të tregojnë se ai ju do
Tashmë edhe përmes botës virtuale të komunikimit mund të kuptosh kur dikush të do. Ashtu sikurse në jetën reale edhe në rrjetet sociale ka detaje, të cilat ju komunikojnë kur një mashkull ju do.

Ai është i çmendur për ju nëse:

Futet online çdo herë sa futesh ti

Ndërsa je online ai mund të lidhet me ty duke të thënë A qenke edhe ti në linjë? Që kjo mund të jetë një koicidencë e fatit(dyshojmë), ose ai thejsht do të dijë për ty pasi i ke munguar që nga biseda e fundit që keni bërë. Nuk ka dyshime: ai nuk mund të bëjë asgjë pa ty, është komplet i çmendur për ty, të jesh e sigurt! Nëse nuk ka ndodhur akoma, është me të vërtetë koha që të kaloni në takimin e parë!

U përgjigjet email-eve të tua brenda 5 minutave

Kur i dërgon një mesazh, edhe në mes të ditës, nuk duhet të presësh shumë që të të përgjigjet dhe as të kontrollosh me padurim celularin për të marrë përgjigje. Ai do të përgjigjet në minutat pasuese në të mirë dhe në të keq, kijeni parasysh: ai e gjen kohën që të shkruajë fraza të këndshme dhe pa shkurtesa të pahijshme. E gjen kohën për të të uruar një ditë të bukur dhe për të bërë ndonjë kompliment me indiferencë të shtirur. Me pak fjalë, është plot me qëllime të mira… që e tradhtojnë. Vendim: ai është plotësisht i çmendur për ju.

I kalon të gjitha mbrëmjet me ty… online

Qëkur jeni takuar në sajtin tuaj të takimeve, ai duket sikur i ka braktisur miqtë e tij, familjen, baret dhe diskotekat për… ty! Prova? I kalon të gjitha mbrëmjet online me ty, edhe gjatë fundjavës, ndonjëherë edhe mesdrekat apo orët e pushimit të drekës. Edhe kur, rastësisht, e njofton që nesër nuk mund të jesh, ai është i zhgënjyer, shumë i zhgënjyer dhe arrin deri aty sa të propozon që të qëndrojë deri sa të kthehesh ti, qoftë edhe për të dërguar një përshëndetje. Nëse qëllimi juaj ishte që ta bëje për vete atë mashkull, mund të të sigurojmë që sapo e ke bërë në këtë mënyrë.

Ju kërkon sistematikisht që t’ju shohë nga uebkamera

Kur çaton me ty, flet vetëm me ty. Si mund ta dini? Thjesht sepse ai këmbëngul deri sa ti të hapësh uebkamerën dhe njëkohësisht bën të njëjtën gjë edhe vetë për të të provuar që është aty, i yti dhe vetëm i yti. Për më tepër, përgjigjet për tonin dhe skuqet sa herë sytë tuaj takohen me sytë e tij. Por ka edhe më mirë: kur uebkamera juaj prishet, të dërgon me post një tjetër gjatë dy orëve pasuese, me një mesazh krejtësisht të këndshëm: “Mezi po pres të të rishoh.” Të ishim në vendin tënd do t’i propozonim menjëherë një takim. Uebkamera është me të vërtetë e bukur, por fëmija që ndodhet brenda jush fillon ta humbasë durimin…

E njeh profilin tuaj përmendësh

Fotot e tua, pasionet e tua, masat dhe filmat e preferuar: nëse ai di gjithçka rreth jush deri në detaje, nuk është për shkak se ia ke thënë ti, por sepse ai ka analizuar me kujdes profilin tuaj në “Meetic”, “Twitter”, “Facebook”. Asgjë nuk i ka shpëtuar syrit të tij dhe mezi po pret mundësinë apo rastin për të të provuar që të njeh mjaft mirë dhe që është i interesuar për gjithçka që të rrethon. Kjo do të thotë që të ka në zemër./albeu.com/
Shtuar më 22/03/2013, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori