“Shyqyr babi që erdhe më gjete”, i ati i 12 vjeçarit rrëfen takimin me të birin: Është i trembur

Babai i 12 vjecarit i cili u përdor nga një grua 50 vjeçare në Sarandë për të lypur dhe vjedhur ka rrëfyer momentet e ankthit, por edhe takimin emocionues me të birin.

“Gjendja e djalit është shumë i rënduar, është i trembur, nuk e shikoj aspak mirë. Djali ka pasur dhunë fizike, ai ka kërkuar të rikthehet në shtëpi por nuk i është lejuar. Fjeta dy orë me të mbrëmë, nuk ishte i qetë, ngrihej i trembur natën.

Kur më pa dhe më tha “shyqyr babi që erdhe dhe më gjete” me hodhi duart ne qafe. I falenderoj komisariatin pasi ma kanë trajtuar shumë mirë djalin. Faleminderit edhe prej jush për gjithçka bëtë, që arrita ta gjej djalin”- tha ai në studionin e emisionit “Me zemër të hapur”.

Gazment Tanushi rrëfen se ndaj djalit është ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ai flet për një rrjet trafiku, dhe se për të marrë informacione për të birin ka paguar një informator.

“Djali ka dalë në mëngjes afër banesës, pasi aty luan gjithmonë me shokët, kanë kaluar dy persona të panjohur të cilët i kanë ofruar dy mijë lekë të vjetra dhe i kanë thënë që eja me ne se do shkojmë në Tiranë të të çojmë te lojrat të luash. Pastaj këta dy persona ishin të panjohur për Bathoren dhe për djalin, gjatë rrugës djali ka bërtitur, por ata kanë pohuar që do të çojmë sërish në shtëpi.

Këta dy personat e çuan djalin tek kjo zonja dhe pastaj ata të fugonit u larguan dhe djali ka qëndruar me zonjën e cila është rreth të 50-ve. I gjithë ky grup i përkasin komunitetit rom, atë natë djali ka fjetur në një shtëpi të braktisur afër liqenit artificial.
ty me mua ka qenë edhe një fëmijë tjetër rreth të 13-ve. Edhe ky 13-vjecar është marrë nga Tirana, i përkiste komunitetit rom. Djali im ka qenë i trembur dhe i friksuar. Ronaldo qëndroi një ditë në Tiranë, pastaj e kanë hipur në makinë me zor për ta çuar në Sarandë.

Kjo grua është shumë e rrezikshme, këtë gjë ma tha edhe dikush tjetër. Djali ka kërkuar të vij në shtëpi por nuk është lejuar, e kanë detyruar që të vjedhi çantat e të rriturve dhe të lypi.

Një zonjë aty te liqeni më tregoi se djali kishte tentuar të vidhte një çantë i detyruar, pasi në 10 m distancë ata qëndronin aty kontrollonin situatën. Djali është kërcënuar se nëse ai ikën do ta mbysnin.

Unë kam paguar një informator prej 100 mijë lekësh të vjetra, që ai të më jepte informacion se ku ndodhej fëmija im.” ka rrëfyer babai i 12 vjeçarit.


Shtuar 8.07.2021 13:23