Efekti i celularëve dhe takave të
larta, këtyre dy shoqëruesve të femrave moderne
Për shkak të shikimit të gjatë në ekranet e vogla të celularëve, te shumë femra paraqiten para kohe rrudhat e imëta midis vetullave, thotë dr. Jean-Louis
Sebagh, mjek i cili ka shumë paciente të famshme, duke përfshirë edhe Cindy Crawford-in.
Duke shikuar në ekranin e celularëve me rastin e leximit të mesazheve, shumica e femrave rrudhë sytë, gjë që përshpejton paraqitjen e rrudhave të imta në ballë, të cilat megjithatë mund të largohen me botoks, thotë dr.
Sebagh. Por, në vend të botoksit, mund të ndihmojë edhe masazhi i asaj pjese të lëkurës, thonë ekspertët.
Në anën tjetër, një studim i ri rreth takave të
larta, i bërë në Universitetin e Kalifornisë, do të gëzojë shumë femra, e sidomos adhuruesen e tyre më të zjarrtë, Victoria Beckham-in. Në fakt,
femrat që bartin këpucë me taka të
larta, në mënyrë të barabartë aktivizojnë muskujt e jashtëm dhe të brendshëm të këmbëve, gjë që ndikon që ato të kenë këmbë më të bukura, krahasuar me
femrat që vazhdimisht bartin këpucë të rrafshëta.
Bartja e këpucëve me taka të
larta, jo më shumë se 7 cm, shkakton një aktivitet të muskujve të legenit për 15% më të vogël, sesa bartja e këpucëve të rrafshëta. Për këtë shkak, muskujt e kësaj pjese të trupit janë më të relaksuar, por edhe më të fortë, gjë që ndikon që seksi të jetë shumë më i mirë. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2012,
ora 10:58