Pacientët e
kancerit shpesh luftojnë me depresionin. Sipas një hulumtimi të bërë kohët e fundit nga Universiteti i British
Columbia, depresioni mund të zbehë shanset e mbijetesës tek pacientët e
kancerit, thotë një hulumtim .
Ekipi i studiuesve nga Universiteti i British
Columbia thonë se të gjeturat theksojnë nevojën për të hulumtuar kujdesshëm shenjat e shqetësimit psikologjik te
pacientet që vuajnë nga kanceri.
Studimi ka përfshirë një shqyrtim të 26 hulumtimeve të ndara duke kontrolluar mbi 9000 pacientë. Është zbuluar se shkalla e vdekjeve ka qenë 25 për qind më e lartë tek pacientët që kanë pasur simptome të
depresionit.
"Pacientët që vuajnë nga kanceri nuk duhet të bëjnë panik nëse ata përjetojnë simptome të
depresionit, por është e arsyeshme që ata të konsultohen me mjekun për shëndetin e tyre mental” ka thënë udhëheqësi i hulumtimit në Universitetin e British
Columbia.
Dr Julie Sharp, nga Qendra Britanike për Hulumtime të
Kancerit, ka thënë se "Ky hulumtim vë theks në rëndësinë e identifikimit të
depresionit të hershëm te njerëzit që vuajnë me kancer për t’ju dhënë mbështetje dhe kujdes të duhur". /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2012,
ora 09:08