Deodorantët zgjidhja më e mirë për djersë
Njerëzit shpesh nuk e dallojnë antiperspirantët dhe deodorantët. Antiperspirantët ndalojnë djersitjen tërësisht, ashtu që kimikaliet bllokojnë poret. Deodorantët, me ndihmën e parfumeve dhe ndonjë mjeti antiseptik, nuk ndalojnë djersitjen, por vetëm largojnë erën e keqe.

“Të përdoren kimikaliet për të bllokuar një proces natyror, nuk është e mirë. Antiperspirantët përmbajnë kimikalie për bllokimin e gjëndrave të djersës, duke bllokuar trupin nga detoksikimi dhe kjo ndikon në sistemin limfatik. Meqë të gjitha sistemet në trup janë të lidhura, bllokimi i sistemit limfatik mund të ndikojë në gjithë sistemin imunitar”, tha Dr. Rob Streisfeld.

Prandaj, deodorantët e zakonshëm janë zgjidhje më e mirë. Ata nuk bllokojnë poret, sepse përmbajnë kripëra minerale, vajra, bimë për balancimin e vlerave të pH-së dhe pakësojnë numrin e baktereve. Shumë prej tyre përmbajnë bimë natyrore, që janë antiperspirantë natyrorë, sikurse janë aloe vera, koriandri dhe likenet.

Një mënyrë për të luftuar djersitjen është injektimi i botoksit nën sqetulla.
Shtuar më 14/05/2012, ora 15:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori