Aksident fatal në Vlorë, 19-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident fatal ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Vlorë- Fier ku për pasojë ka humbur jetën B. B, rreth 50 vjeç.

Makina e drejtuar nga shtetasi E.S, 19 vjeç ishte duke drejtuar mjetin tip “Nissan” ku ka aksidentuar edhe këmbësorin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 22.05.2022, rreth orës 14:45, në autostradën Vlorë-Fier, shtetasi E. S., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B, rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./albeu.com


Shtuar 22.05.2022 15:28