Sherr mes shqiptarësh në Itali: Më jepni armën t’a vras!

Një shqiptar është arrestuar në Itali nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe rezistencë ndaj zyrtarëve publikë si dhe mbajtjen e një thike.

I arrestuari Sokrat Hilaj, 23 vjeç lindur në Shqipëri por banues në në Aleksandri, u përfshi në një sherr duke plagosur me thikë një të ri.

Agjentët identifikuan një roje sigurie, e cila ishte me vështirësi në përpjekjen për të arrestuar Hilajn.

Gjatë aksionit të arrestimit, i riu shqiptar u përpoq të arratisej duke u përleshur fizikisht me forcat e rendit, aq sa u desh përdorimi i një sprai piper për ta neutralizuar.

Burri i plagosur, një bashkatdhetar 36-vjeçar u transportua nga urgjenca në spital. Hetimi paraprak rindërtoi dinamikën e ngjarjes.

Ngjarja:

Kishte një zënkë mes dy shqiptarëve për arsye të kota jashtë supermarketit.

36-vjeçari, i cili ishte në shoqërinë e partneres së tij, u godit me thikë rreth 25 cm në gjoks.

Të dy burrat u ndanë më pas nga një oficer i mbikëqyrjes së supermarketeve dhe një roje sigurie që kalonte.

“Më jepni armën që do të vras”, tha 23-vjeçari para rojes, për fat pa arritur në synimin e tij.


Shtuar 9.04.2020 18:17