Dadoja i Obamës një transeksual
Barak Obama me familjen
Presidenti amerikan Barack Obama e ka kaluar fëmijërinë e tij në Indonezi me nënën Ann Dunham dhe bashkëshortin e saj të dytë Lolo Soetoro. Gjatë periudhës që ka jetuar në Xhakarta, Obama ka pasur edhe një dado, e cila sipas Associated Press, është një transeksual.

Dadoja e tij Evie ka lindur mashkull, por i bindur se është një femër. Ai braktisi shkollën për t’iu dedikuar tërësisht pasionit për kuzhinën. Më pas punoi si kuzhinier në shumë familje të pasura, derisa në vitin 1969 njohu nënën e presidentit Obama, e cila e punësoi si kuzhinier dhe dado të djalit të saj.
Fqinjët e familjes bëjnë të ditur se shpesh herë e shikonin kuzhinierin të dilte nga shtëpia i veshur si grua, por nuk e dinin që ai ishte një transeksual.

Pasi familja e presidentit Obama u largua nga Indonezia për në SHBA, Evie nuk mundi të gjente një pune të re dhe filloi të dilte në rrugë si prostitutë, me veshje femërore. Por edhe kjo tentativë nuk rezultoi fitimprurëse për të, pasi në Indonezi transeksualët përçmohen dhe dhunohen në të shumtën e rasteve.

Evie është sot 66 vjeç dhe tregon se i ka hedhur të gjitha rrobat femërore dhe jeton si mashkull, që prej kohës kur një mik i tij transeksual u rrah për vdekje nga policia.

66-vjeçari, i cili jeton në varfëri ekstreme, nuk e dinte që presidenti amerikan ishte një ndër fëmijët që kishte rritur, derisa ka parë një foto të familjes së Barack Obama-s, ku njohu nënën e tij.

Historia është treguar nga një ish-fqinj i familjes së presidentit Obama, Rudy Yara, i cili konfirmoi se “Evie ishte i njohur në atë kohë, por ishte një njeri i mirë që është kujdesur me dashuri për vogëlushin, që sot është shndërruar në njeriun më të fuqishëm të botës.” /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2012, ora 12:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori