Çudisin gjinekologët, gratë po heqin dorë nga cikli menstrual
Sipas disa studimeve kohët e fundit, ka rezultuar që menstruacionet nuk kanë më dobi për shëndetin e grave. Por po rritet gjithmonë e më shumë nurmi i grave që përdorin medikamenetet e veçanta për t’i ndaluar krejtësisht ato.

Ndërkohë deri më tani gratë kanë menduar se menstruacionet janë ato që i mban në formë, dhe e kanë cilësuar menopauzën si periudhën më të vështirë të jetës së tyre. Por të gjitha gratë që kanë marrë vendimin për të ndaluar menstruacionet shprehen se kjo është zgjidhja më e mirë për t’u dhënë fund dhimbjeve gjatë ciklit mujor.

Por gratë nuk janë të vetme në këtë vendim për jetën e tyre pasi shumë ekspert, mjek dhe specialist gjinekolog po i ndihmojnë në zgjedhjen e tyre.

Teknologjia po i ndihmon gratë në ndalimin e menstruacioneve pasi me përdorimin e kontraceptivëve, ata jo vetëm që parandalojnë shtatzëninë, por stimulojnë edhe ndalimin e menstruacioneve.

“Kam filluar të marr mini-pilulën thjesht për faktin se do të ndalojë ciklin tim mujor”, thotë Jaimi Kendall, 25 vjeç, nga Exeter. “Për vite me rradhë, kam pasur menstruacione tejet të rënda që zgjateshin për tetë javë ose më shumë dhe më bënë të vuaj nga anemia. Të mos ketë më menstruacione është një bekim “.-përfundon 25-vjeçarja.

Por Jaimi nuk është e vetmja femër që kërkon të ndalojë ciklin menstrual. Catriona Clarke, 25 vjeç nga Kembrixh, ishte e kënaqur kur ajo kuptoi se me përdorimin e kontraceptive do të ndalonin dhe menstruacionet. Është një gjë shumë e mërzitshme, dhe e dhimbshme.

Menstruacionet janë një proces me të cilin trupi i femrës arrin që në mitër të krijojë një jetë, e kështu të ketë një fëmijë e të bëhet nënë.

Dr. Jane Thomas, një gjinekolog specialist në Spitalin Universitar Homerton në Londër, tregon një fenomen modern lidhur me menstruacionet. Gratë do të kalonin shumicën e kohës së tyre shtatzënë ose duke ushqyer fëmijët me gji. Por kjo zgjedhje e re, e bërë nga vetë gratë, Iju mundëson atyre të bëhen nëna në moshë të re, dhe më pas të mos kenë më kurrë menstuacione.

Ndërsa Thomas vëren se periudhat e rregullta janë një tregues i shëndetit të mirë, Dr.Anne Connolly udhëheqja klinike për Shëndetin e Grave për Kolegjin Mbretëror të Mjeksisë, thotë se nuk ka përfitim shëndetësor për ta: “Nëntëdhjetë e nëntë përqind e grave nuk duan të kenë më menstruacione.”

Stephenson thotë se opsioni për të pasur menstruacione është trajtuar natyrshëm në konsultimet rreth zgjedhjeve të kontracepsionit, por duhet të flitet më gjerësisht. “Është absolutisht një diskutim i ndjeshëm në të drejtën e tij,” thotë ajo.

Disa e bëjnë, disa nuk e bëjnë, secila për një sërë arsyesh që ka në jetën e saj. Por ndoshta qasja më e fuqishme për të gjitha gratë është e thjeshtë: T’i lejosh ata të zgjedhin për veten e tyre. Sophie, 24 vjeç, nga Glasgow, nuk ka menstruacione dhe thotë se ka bërë një ndryshim të madh për shëndetin e saj mendor. Ajo nuk ndiente më lumturi në jetën e saj duke përjetuar çdo muaj dhimbje.
Shtuar më 18/07/2019, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori