Çokollata zbut efektin e duhanit
Pëlqej
Lajm i mirë për duhanpirësit dhe për adhuruesit e shijeve të ëmbla, çokollata është e dobishme për enët e gjakut dhe parandalon ngurtësimin e tyre, të cilat i shkakton nikotina.

Megjithatë, kemi të bëjmë me çokollatën e zezë, të hidhur me 70 për qind e më shumë kakao, ndërsa rekomandohet vetëm ngrënia e disa katrorëve në ditë. Kështu në universitetin “Hospital” në Zvicër shkencëtarët krahasuan ndikimet që i kanë pasur në shëndet çokollatat e qumështit dhe ato të errëta, dhe kështu ata e përcollën gjendjen e gjakut të 20 meshkujve duhanpirës.

Ata përcollën gjendjen e enëve të gjakut gjatë 24 orëve dhe pas kontrollit me ultratingull konstatuan se çokollata e zezë dukshëm e përmirëson qarkullimin e gjakut nëpër arterie. Disa katrorë të çokollatës së zezë, të hidhur, e ka mbajtur këtë gjendje për tetë orë, shkruajnë mediet e huaja.
Shtuar më 13/11/2010, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori