Çuçi e pranon: Bandat kriminale shqiptare kanë marrë vëmendjen e gjithë botës

Gjatë prezantimit të arritjeve të 2022-it dhe objektivave për 2023-in, ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi, tha se bandat kriminale shqiptare kanë marrë vëmendjen e gjithë botës.

“Policia kriminale, duke filluar nga ky vit do të merret me krime të posaçme. Pra do ndahen në kategori, pothuajse në vendet perëndimore. Këtë ndarje duhet ta bëjmë nga qendra. Gjatë 2023, do vijojmë shtrirjen e vertikalitetit edhe në vendet e tjera. Kemi ndarë një drejtori të veçante me narkotikët, një që do merret me grupet e organizuara dhe me krimet e rënda. Pra do jenë të ndara në departamente. Unë besoj që ky ristrukturim do i japë shtysë shumë të madhe dhe shumë shpejt do shohim pritshmëri të reja në luftën kundër trafikut njerëzor, bandave të strukturuara etj. Do ketë një strukturë të veçantë në polici për krimet e rënda dhe krimet e organizuara. Banda e strukturuara kriminale shqiptare kanë marrë vëmendjen jo vetën në vend por edhe gjithë botës për krimet e tyre”, tha Çuçi.

/albeu.com/


Shtuar 11.01.2023 11:35

Tags: