Çifti me 18 fëmijë: Duam edhe dy djem
Kelly Bates është një grua amerikane që ka lindur 18 fëmijë dhe do i pëlqente të kishte edhe disa të tjerë. “Pjesën më të madhe të jetës sime kam qenë shtatzënë dhe për mua është gjëja më normale në botë. Kur nuk pres fëmijë më bën përshtypje”, shprehet 44-vjeçarja Kelly.

Fëmija më i madh i saj është 22 vjeç, ndërsa më i vogli vetëm 11-muajsh. Çifti ka 10 djem dhe 8 vajza... deri tani.

Kelly dhe bashkëshorti i saj Gil kanë ndërmend ta rrumbullakosin shifrën: “Nuk kemi një program të caktuar. Nuk e dinim se do të bënim 18 fëmijë dhe nuk e dimë dhe sa të tjerë do të bëjmë. Do na pëlqente të kishim edhe dy djem. Është në dorën e Zotit“.
Shtuar më 26/08/2011, ora 13:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori