Çfarë tregon ngrënja e thonjve?!
Ngrënja e thonjëve është një zakon i keq për shumë njerëz, por shkëncëtarët thonë se personat të cilët janë të varur nga ky ves janë shumë kreativë dhe profesionistë, nuk mund të rrinë dot në një vend pa kryer diçka.

Studimet e fundit pohojnë se personat që hanë thonjtë, kruajnë kokën, pickojnë lëkurën e tyre apo bëjnë veprime të tjera të përsëritura të tilla, nuk duhet të shqetësohen. Këto sjellje dhe pse mund të jenë jo shumë të pëlqyeshme shkaktojnë përfitim mbi trurin.

Prandaj, koha kur ata duhet të rrinë diku të ulur e të presin, nuk është thjesht çështje mërzie apo çrregullime të humorit, kjo sjellje do të thotë për ta humbje e madhe kohe dhe këtë stres të akumuluar ata mundohen ta çlirojnë duke u marrë me diçka, siç është ngrënia e thonjve për shembull.

“Ne besojmë se njerëzit me këtë lloj sjelljeje të përsëritur mund të jenë perfeksionistë, çka do të thotë se ata janë të paaftë për t’u rehatuar apo performuar në një ambient normal për njerëz të tjerë, tha profesor Kieron O’Connor nga Universiteti i Montrealit. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2015, ora 09:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori