“Shpartallohet” banda kriminale e drogës në Itali, arrestohen 11 trafikantë, 6 prej tyre shqiptarë

Një operacion i antimafias shqiptare ka çuar në pranga 11 trafikantë droge, 5 prej të cilëve italian dhe 6 shqiptarë që banonin në provincat e Barit.

Nga hetimet e koordinuara të autoriteteve italiane, shqiptare dhe evropiane ke rezultuar se grupet kriminale kanë zhvendosur prodhimin e drogës nga Shqipëria në krahinat e Barit dhe Foggia-s.

Në këto dy zna janë sekuestruar 2 plantacione, të përbëra nga mbi 8 mijë bimë kanabisi, me peshë një ton e gjysmë, nga të cilat do të bëheshin mbi 10 mijë doza dorge për t’u hedhur më pas në treg.

Hetimet janë kryer mes tetorit 2018 – tetorit 2019, ku u zbulua se transporti tokësor i drogës bëhej nga korrierët shqiptarë. Nga hetimet u zbulua edhe marrësi i lëndës narkotike, që ishte në Basilica dhe Sicili.

Arrestimet janë kryer në Pulia dhe Lombardi, ndërsa u sekuestrua 140 kg hashash, gjysmë kilogram kokainë e pastër, 113 kg marijuanë, si dhe dy pistoleta të kalibrit 9.