Çfarë të bëjmë për një shëndet më të mirë
Kuzhina e vërtetë përbëhet nga pjata delikate, ai që është mësuar ta teprojë me ushqimin nuk i njeh pjatat e veçanta dh të shëndetshme, si peshku i rrallë, zarzavate të porsambledhura, supat me bishtaja të një shijeje të lashtë.

Nuk është mirë që të konsumojnmë ushqime të ndenjura për disa ditë që ne mund ti mbajmë në frigorifer, pasi ato i humbasin vlerat e tyre ushqyese. Më poshtë janë renditur disa këshilla se si ne të ushqehemi shëndetshëm.
Ziejini sa më pak të jetë e mundur ushqimet (zarzavatet, mishin, peshkun).

Zgjidhni ushqime integrale e biologjike nga vende ku nuk janë përdorur plehra kimikë e pesticide.
Konsumoni pak mish dhe kujdesuni që ai të jetë nga ferma të cilat nuk i ushqejnë kafshët me antibiotikë apo hormone.
Konsumoni shumë peshk, mundësisht peshk deti, dhe jo rezervati; peshku i detit është ndër të paktët që nuk mund të rritet në rezervat.

Mbas zierjes, shtoni vajin e ullirit, e përdorni pak kripë.
Sa më shumë fruta e zarzavate të stinës, dhe jo të serës
Mos e teproni me pijet alkoolike: idealja është një gjysmë gotë verë e kuqe gjatë vakteve.
vrapim evitoni alkoolet e forta
Mos pini duhan
Pak ëmbëlsira

Të paktën gjysmë ore lëvizje në ditë
Sasia e lëvizjes së këshilluar është gjysmë orë në ditë: gjatë ditëve të punës zgjidhja është “biçikleta” në mëngjes duke parë lajmet ose në mbrëmje duke parë një film. Të dielave, vishini tutat e sportit dhe bëni vrap mes pemëve duke thithur ajrin e freskët. Këto janë disa hapa që na ndihmojnë për një shëndet më të mirë. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori