Çfarë të bëjmë nëse jemi klaustrofobik
Klaustrofobia është një sëmundje e cila lidhet me frikën e tepruar dhe të paarsyeshme në hapësira të mbyllura, si kinemaja, metro, avioni, treni etj. Njerëzit që janë klaustrofobik kanë disa siptoma të zakonshme si; djersitja, takikardia, vështirësi në frymëmarrje, dridhje, marramendje, të përziera, humbja e kontrollit, ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe krah, ankth dhe gojë të thatë.

Ato që vuajnë këtë kanë dje simptomat si rritje të presionit të gjakut, tkurrjen muskulore, si dhe nevojën për të urinuar.

Këto ndjesi mund të jenë të vështirësive të ndryshme, duke filluar nga një gjendje e sëmurë e dobët në një sulm paniku të vërtetë.
Në të tilla situata prania e njerëzve të tjerë mund të përkeqësojë simptomat, sepse ata që vuajnë nga klaustrofobia janë të detyruar të ndodhen apo të gjenden para të tjerëve, duke krijuar në një farë mënyre situata të turpshme apo të sikletshme.

Individët që vuajnë nga klaustofobia është mirë që të shmangin vendet e ngushta, si ashensorin, atyre ju këshillohet që të përdorin gjithnjë shkallët edhe pse mund të marrin pak më shumë kohë.

Shitjet janë dhe një element tjetër i rëndësshëm që mund të përdorin këto njerëz dhe të qëndrojnë sa më larg hapësirave të errëta dhe të mbyllura. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori