Çfarë nuk duhet konsumuar gjatë shtatzanisë
Shtatzania tek femrat është dhe periudha më delikate për të cilën ato duhet të kujdesen në mënyrë që të kenë shëndetin e duhur për veten dhe fëmijen e tyre.

Gjatë kësaj periudhe ato duhet të eleminojnë krejtësisht alkoolin, pasi konsumi i tij lidhet me sëmundje të parakoshme, vonim mendor, defekte të lindjes, transformim të tipareve dhe peshë të ulët të lindjes.

Kafeina është një element tjetër i cili duhet të kufizohet në dy kafe në ditë dhe eliminoni pijet e gazuara me përmbajtje kafeine, sidomos pijet energjike. Mos harroni që dhe çokollatat përmbajnë kafeinë!

Përdorimi i sakharinës (lloj sheqeri) gjatë shtatzanisë nuk është i preferuar. Mirë është që edhe ëmbëlsuesit e tjerë artificialë dhe pijet dietike të evitohen në këtë periudhë. Bëni kujdes me yndyrën në dietën tuaj. Zgjidhni vajin e ullirit për gatimin dhe për sallatat.

Kontroll për ushqimet me përmbajtje të lartë të yndryrna të ngurta, pasi kolesteroli dhe treglicerideve rritet gjatë shtatzënisë. Nuk duhet që gjatë kësaj periudhe mos konsumoni peshq të mëdhenj në trup pasi kanë nivele më të larta mërkuri.

Djathrat e butë të bëra nga qumështi i papasterizuar është një element që nuk duhet të konsumohet gjatë shtatzanisë. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori