Të lash
rrobat e bardha duket të jetë gjëja më e thjeshtë në botë, mjafton thjesht të hedhësh
detergjentin dhe të zgjedhësh programin e duhur të
larjes.
Por, nëse gabimisht mes çarçafëve apo peshqirëve të bardhë është fshehur një çorape rozë apo një kanotiere e kuqe, e cila ka lëshuar bojë gjatë
larjes problemi është më serioz nga ç’mund ta merreni me mend.
Shumëkush mund të mendojë se zgjidhja e parë është zbardhuesi, i cili ka përmbajtje të fortë kimike dhe veti abrazive, por ekziston një marifet që duhet ta dini: mjafton të hidhni
piper të zi dhe do të shpëtoni menjëherë nga ky problem.
Piperi jo vetëm zbardh
rrobat e bardha, por ndihmon gjithashtu në largimin e shkumës së tepërt të detergjentit gjatë
larjes. Ajo që duhet të bëni është të shtoni një lugë çaji me
piper të zi por së bashku me
detergjentin normal ose direkt në kazanin e lavatriçes ku keni
rrobat. Bëni një cikël larjeje me temperaturën me ujë të ftohtë. Më pas lajini me cikël të plotë dhe rezultati do të flasë vetë.
Shtuar më 13/10/2018,
ora 17:21