Man United piketon Icardin, shihet si pasuesi i Cavanit

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për Mauro Icardin, i cili pritet të largohet nga skuadra e Paris Saint-Germainit gjatë merkatos së janarit.

Bëhet e ditur se Icardi po shihet tek Man United si zëvendësim ideal për Edinson Cavanin, i cili ka kërkuar largimin nga ekipi anglez në muajin e ardhshëm.

Man United po planifikon huazimin e Icardit për gjashtë muaj me opsionin e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit.

Icardi këtë sezon ka shënuar pesë gola në 20 ndeshje për PSG-në, por nuk është i kënaqur me minutazhën e dhënë nga trajneri Mauricio Pochettino.

28-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2024. /albeu.com/


Shtuar 29.12.2021 19:29