“Ndërkombëtarët na thanë se Serbia do të ndryshonte orientim, por …”, Kurti: Duhet të nxjerrim mësime pas kësaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ëhstë shprehur i zhgënjyer nga qendrimi i Serbisë, por edhe nga këshillat e ndëkrombëtarëve.

Në një intervistë për Geopost, Kurti është shprehur se ndërkombëtarët i kishin thënë që Serbia do të ndryshonte orientim pas zgjedhjeve të 3 prillit, por kjo nuk ndodhi, prandaj duhet nxjerrë mësim.

Siaps tij Serbia jo vetëm që nuk u kthye drejt perëndimit, por po vijon të njëjtën linjë proruse.


“Unë mbaj mend shumë mirë muajin mars të vitit të kaluar, kur ne në Kosovë na thoshin se duhet të kursenim Serbinë nga retorika e ashpër ndaj saj. Prisnim që pas datës 3 prill, kur do të mbaheshin zgjedhjet në Serbi, ata do të ndryshonin orientimin e tyre dhe do të ishin tërësisht të drejtuar kah perëndimi. Por kjo nuk ndodhi dhe duhet të nxjerrim mësime nga kjo.

Ndër të tjera kryeministri i Kosovës, theksoi se lufta hibride në Ballkanin Perëndimor e ka qendrën e saj në Serbi, veçanërisht në Beograd dhe Nish, duke shtuar se qëllimi i Beogradit është Serbia e madhe.

“Pra, lufta hibride në Ballkanin Perëndimor e ka qendrën e vet, e kjo është Serbia, përkatësisht Beogradi dhe Nishi. Tash, ajo qendra humanitare Ruse në Nish nuk po mbyllet, dhe përkundër thirrjeve nga Perëndimi ajo vazhdon të jetë gjithnjë e më aktive, në anën tjetër ambasadori Rus në Beograd”, ka thënë më tej Kurti.


Shtuar 4.06.2023 20:57