Çfarë është kanceri i trurit dhe sa i rrezikshëm është ai
Pëlqej
KANCERI I TRURIT
Tumoret e trurit nuk janë një problem shumë i rrallë. Me mijëra e mijëra njerëz diagnostikohen çdo ditë me tumor të trurit dhe pjesës tjetër të sistemit nervor.

Diagnostikimi dhe trajtimi i tumorit të trurit varet nga lloji i tumorit, shkalla dhe ku ai ka filluar. Ky tekst i përgjithësuar do t’ju ndihmojë juve ta kuptoni më së miri se si vjen, si diagnostikohet dhe cilat jap opsionet për t’i trajtuar tumoret e trurit.

NDËRTIMI I TRURIT

Truri është organi më i rëndësishëm në organizmin e njeriut. Ai kontrollon të pesë ndjenjat, si edhe aftësinë për të folur dhe lëvizur.

Ana e djathtë e trurit kontrollon anën e majtë të trupit, dhe ana e majtë e trurit kontrollo të djathtën e trupit.

Truri është një ind i butë, sfungjeror. Ai mbrohet nga eshtrat e kafkës dhe tre membrana të holla të quajtura meningjite. Një lëng ujor i quajtur lëngo truroshpinor po ashtu jep një mbrojtje shtesë për trurin duke e bërë atë elastik ndaj tronditjeve.

Një rrjet i nervave dërgojnë mesazhe nga trupi në tru dhe anasjelltas. Tre pjesët kryesore të trurit që kontrollojnë aktivitete të ndryshme janë:

Truri i madh, ose cerebrumi – Kjo është pjesa më e madhe e trurit. Ajo kontrollon leximin, mendimin, mësimin, të folurit dhe emocionet.

Truri i vogël ose cerebellumi – kontrollon ekuilibrin dhe veprimet komplekse, si ecjen.

Truri i zgjatur – është një pjesë e cila lidh trurin dhe shtyllën kurrizore. Kjo kontrollon urinë, etjen, frymëmarrjen, temperaturën e trupit dhe tensionin e gjakut.

Ka shumë lloje të qelizave në tru. Qelizat e të menduarit, qelizat përgjegjëse për aktivitetin trunor, njihen si neurone. Qelizat tjera në tru ndihmojnë kujdesin për neuronet; ato njihen si “qeliza gliale”. /Mjeku.Net/
Shtuar më 07/12/2017, ora 23:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori