Drogë e fshehur në mikrovale/ Arrestohet shqiptarja në Greqi, bashkëpunëtore në trafikimin e lëndëve narkotike

Një 40-vjeçare shqiptare është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas medieve greke shqiptarja bashkëpunonte me dy shtetas greke, babë e bir të cilët janë arrestuar gjithahstu nga policia e Kretës.

Babë e bir merreshin me furnizimin, transportin dhe importin e sasive të kokainës në Greqi nga vendet e huaja dhe më pas në trafikimin e tyre në Kretë.

Mësohet se babë e bir kishin sjellë 2 kilogramë kokainë nga Holanda në Athinë. Ata kishin fshehur drogën brenda një furre mikrovale.

Ndërsa 40-vjeçarja do ta merrte më pas drogën për ta shitur./albeu.com/


Shtuar 21.02.2023 13:10