Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr "ish-in"
Kur ëndrra juaj lidhet me ish-in në mendje ju ngrihen shumë pyetje. A nuk mori fund si histori? Përse duhet t’ja shikoj sërish fytyrën?… e të tjera pyetje si këto.

Endrra me ishin nuk ka të bëjë ekzaktësisht me atë që mund te mendoni ju, nuk është e thënë te ëndërrosh një ish sepse jeni përsëri te dashuruar me atë person. Zakonisht problemi janë çështjet te lëna pezull dhe ndarjet qe zvarriten për shume kohe para se te ndaheni përfundimisht.

Perse ëndërrojmë ish-in? Zakonisht motivet janë te lidhura me emocionet e se shkuarës si zhgënjimi, dashuria, inati, dëshira por edhe pendimi. Nëse keni mbyllur një histori prej pak kohesh është mëse normale te shihni ëndrra me këtë person, disa here mund te trajtohet si ndjenje pendimi, disa here te tjera si dashuri sepse nuk mbaron kaq shpejt.

Mbase ne rastin ku vendimi është marre pikërisht nga ju, është dëshira për tu kthyer përsëri ne hapat tuaja, por nëse ju ka lënë ai, gjerat janë ndryshe. Ne këtë rast quhet nostalgji, keni akoma nevoje për kohe për ta harruar, edhe pse rutina jone e përditshme nuk na le momente për te reflektuar, ne ëndërr gjerat janë ndryshe.

Nëse kjo lloj ëndrre shfaqet shpesh, edhe pse tashme keni filluar duke u frekuentuar me dike tjetër apo nëse keni gjetur dashurinë, atëherë mbase ju duhet te reflektoni për disa çaste, mbase ka ngelur diçka pezull qe ndjeni nevojën për te mbyllur apo mbase zemra juaj nuk është totalisht e lire.
Shtuar më 12/08/2020, ora 23:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori