SONDAZHI/ Durrësi në garë të “zjarrtë” , Rama dhe Xhaferaj “kokë më kokë”

Jemi vetëm 3 ditë para zgjedhjeve dhe fushata tashmë është thuajse drejt fundit për t’u finalizuar me shkuarjen në kutitë e votimit në 25 prill. Këto zgjedhje janë konsideruar për “jetë a vdekje” nga të dyja kampet politike, ku nëse humb maxhoranca Rama largohet, ndërsa nëse humb opozita, pozicionet e Bashës në krye të PD-së janë në pikëpyetje të fortë.

Gara më e fortë duket të jetë në Tiranë dhe Durrës, ku PD ka fituar mjaft pikë gjatë javëve të fundit.

sondazhin që Albeu.com ka zhvilluar përgjatë fushatës, i cili ka shënuar një pjesëmarrje rekord, qyteti bregdetar udhëhiqet nga koalicioni opozitar.
Sipas të dhënave paraprake të sondazhit, koalicioni i djathtë ka marrë 45.44% vota kundrejt 42.09% të PS.

KLIKO PËR TË SHKUAR TE SONDAZHI

Listat e koalicioneve në Durrës për nga pëlqyeshmëria udhëhiqen nga Edi Rama në krahun e PS dhe Ferdinand Xhaferaj në krahun e PD-së. Këta të fundit kanë qendruar vazhdimisht në krye të pëlqyeshmërisë së votuesve në kët qark që prej ditëve të para të hapjes së sondazhit.

Rama e ktheu në sfidë personale kandidimin si nr.8 në Durrës duke dhënë mesazhin se do të marrin po kaq mandate në qytet. Megjithatë, kjo duket e vështirë, për të mos thënë e pamundur për kreun e qeverisë, pasi përballë ka një PD të forcuar shumë gjatë muajve të fundit me Ferdinand Xhaferajn.

Xhaferaj është në krye të listës për pëlqyeshmërinë nga krahu i demokratëve dhe mban numrin 5 në flëtën e votimit të kandidatëve të koalicionit opozitar.

PD është zgjeruar ndjeshëm në Durrës dhe sipas sondazhit të Albeu.com si edhe atyre të publikuara në televizione të ndryshme në vend, qyteti pritet të votojë në shumicë për opozitën. Xhaferaj është shprehur në media se vetëm sigla e PD pritet të marrë 8 deri në 9 mandate. /albeu.com/


Shtuar 22.04.2021 10:28