Çantat e rrumbullakëta, modeli fantastik i këtij sezoni
Pëlqej
Koleksionet e çantave të 2018 erdhën në modele të ndryshme ,por modeli më i bukur dhe protagonist i pasarelave ishte modeli i rrumbullakët.

Këtë model fillimisht e pamë në sfilatat e markeve Dolce & Gabbana dhe Salvatore Ferragamo ,i cili shoqëronte modelet në pasarelë.

Çantat e rrumbullakëta janë femërore dhe vijnë në dizenjo të ndryshme ,por më të preferuarat janë ato prej kashte që nuk kanë munguar në postimet e blogereve të famshme.

Këto lloj çantash janë të përshtatshme për çdo moment të ditës e sidomos në periudhën që jemi pasi janë shumë stil dhe komode.Çantat e rrumbullakëta ,sidomos ato me përmasa të mëdha janë praktike dhe i shërbejnë femrave për të futur sa më shumë produkte.

Në galerinë më poshtë shihni disa modele dhe shpresojmë që ato që nuk i preferojnë ,do t’ju ndryshojë mendja. /ata/
Shtuar më 16/05/2018, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori