E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Çaji i gjelbër pija e duhur dimërore
Pijet më të preferuara gjatë dimrit janë kafeja dhe caji. Çaji i gjelbërt është pija që ka një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë. Efektet e shëndetshme të çajit të gjelbërt janë;

Humbja në peshë
Te një numër i madh i njerëzve gjatë dimrit vjen deri te grumbullimi i kilogramëve. Ditët e ftohta sjellin edhe konsumimin e ushqimit me kalori. Çaji i gjelbër është zgjidhja e duhur, pasi që pakëson oreksin dhe nxit punën e metabolizmit.

Forcimi i imunitetit
Studimet kanë vërtetuar se çaji i gjelbër posedon substanca kundër viruseve, të cilat parandalojnë shfaqjen e grimit dhe ftohjeve.

Lirimi nga stresi
Kafeja për shumicën shihet si ritual i mëngjesit, që i kthjell. Por, sasia e kafeinës shkakton stres, kështu që çaji i gjelbër nuk përmban shumë kafeinë, duke ndikuar si qetësues. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori