‘Më bëj një këngë ta shqyej’. Aurela Gaçe shtang Agim Doçin për hitin ‘Nata’.

Në intervistën e tij të ndjerë dhe plot emocione për ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi, poeti Agim Doçi ndaloi te disa prej këngëve më të shquara të tij. Ndër to është edhe kënga “Nata”, një perlë e muzikës shqiptare që Agimi e rikujtoi me kënaqësi edhe me tepër për faktin se Aurela në atë kohë ishte tejet e re dhe vokali i saj e befasoi.

“Kur ka ardh një vajzë pa bërë 15 vjeç nga një zonë patriotike e Shqipërisë, Aurela Gaçe. Më bën shumë krenar, se në muzikën e lehtë është bërë ndër më të pëlqyerat. Ishte e vogël, më del para televizorit dhe më thotë ‘O xhaxhi Gim, do më bësh një këngë ta shqyej?’ dhe bëm këngën ‘Nata’” – rrëfeu Doçin mbi takimin me këngëtaren Aurela Gaçe.

Doçi tha për ‘Abc e Pasdites’ se njerëzit e vlerësuan tejmase këtë vepër muzikore, dhe sqaroi momentin e performancës së Aurelës në Festival, ku pasi përfundoi kënga salla u shfaq e tronditur dhe për 11 minuta nuk reaguan derisa të gjithë shpërthyen në duartrokitje.

“Kënga shqiptare ka pasur disa strangulisje. Duke ecur të ndrydhet këmba, dhe ne po çalojmë gjatë. Kanë hyrë krijimtari që nuk të emocionojnë dhe nuk kanë vlerat e mëparshme. Nuk ke më Avni Mulë, as interpretues si Vaçe Zela, Tonin Tërshanën një vokal instrument.” – tha poeti i madh Agim Doçi, duke nënvizuar se kompozitorët e ditëve të sotme janë dorëzuar dhe tekstet nuk thonë më asgjë.

 


Shtuar 9.12.2021 18:55