Çaj natyral për rënien në peshë
Mund të stimuloni rënien në peshë me këtë çaj natyral të shëndetshëm. Çajin mund ta përgatisni shpejt dhe lehtë, si dhe mund ta ruani në frigorifer për ta pirë më vonë.
Sigurisht, është e rëndësishme të theksohet se efektet e çajit do të ndihen vetëm nëse ndiqni një dietë të balancuar dhe bëni ushtrime fizike.

Përbërësit:
1 litër ujë
1 lugë çaji pluhur kanelle (5gr)
6 gjethe dafine
1 lugë çaji mjaltë (sipas dëshirës)
Përgatitja:
Fillimisht zieni ujin, pastaj hidhni kanellën dhe gjethet e dafinës.Uleni nxehtësinë dhe lëreni përzierjen të ziejë për 5 minuta.Më pas e hiqni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. E kaloni atë në gotë. Sipas dëshirës, mund t’i shtoni edhe mjaltin.Gotën e parë konsumojeni me stomakun bosh, pastaj mund ta pini edhe gjatë./dieta ime
Shtuar më 22/07/2019, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori