Buzëkuqi ideal për çdo lloj fytyre (FOTO LAJM)

Shpesh ngjyra e buzëkuqit është një dilemë për shumë persona prandaj shpesh priren që të kujdesen në mënyrë që gjejnë dhe ngjyrën e duhur që mund të shkojë me fytyrën e tyre. Tashmë kjo është një dilemë që zhduket përmes përdorimit të buzëkuqit të errët.

Kjo është një ngjyrë e guximshme, madje për shumë mund të duket edhe i frikshëm për pamjen e re që të jep. Shumë femra nuk e marrin mundimin ta provojnë sepse mendojnë që nuancat e errëta i tregojnë ato më të vrazhda. Megjithatë, ka edhe të tjera që ngurojnë për të vendosur buzëkuq të errët në buzët e tyre, sepse nuk kanë gjetur nuancën e duhur të së errëtës.

KarminiMakeup aristja dhe fotografja e blogut “Beauty Is Boring”, Robin Black, e ka gjetur ngjyrën perfekte të së errëtës që i shkon çdo lloj toni lëkure.

Zgjedhja e saj është një nuncë e balancuar e vishnjës së errët.
"Ky lloj buzëkuqi të siguron një pamje joshëse dhe të fortë, ndërsa pjesën tjetër të fytyrës e lë shumë të pastër. Gjithçka theksohet vetëm tek buzët. Kjo lloj nuance, nga ana tjetër, është edhe komode sa i përket veshjes që do të zgjedhësh, sepse kombinohet me çdo lloj ngjyre që mund të zgjedhësh. Para përdorimit, përdor një hidratant për buzët në mënyrë që buzëkuqi të qëndrojë më gjatë dhe t'i mbajë buzët të buta. /albeu.com/

Shtuar më 01/02/2016, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori