Einxhel Shkira bezdiset nga fqinji, i bën thirrjen publike: Nuk i kemi mirë punët bashkë…

Einxhel Shkira ka ndarë së fundmi një shqetësim në rrjetin social Instagram. Ajo shkruan se një fqinj i saj konsumon lëndë narkotike e për pasojë tymi futet brenda shtëpisë së Einxhel.

Por ja postimi i plotë i moderatores: “Çdo ditë, kryesisht në mbrëmje një komshi diku këtej rrotull pin bar…tymi hyn në shtëpinë time dhe përzien stomakun për të vjellë! Prandaj, nëse rastësisht ndodh që më ke follow do doja të të thoja: “kushdo e kudo qofsh ose leje barin ose shko pije nja dy pallate më tutje ndryshe si kemi mirë punët bashkë!

Kujtojmë se Einxhel është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Ajo dhe Dj Dagz do të bëhen prindër të një djali.