“Kosova i bëri hapat e parë më këpucët e reja, është radha për përtej kufirit”

Nga Washington D.C – Albi Cela

Aty ku filloi cdo gje

Prishtine, 24 Mars 1975 – Ne shtepine e nje inxhinieri me origjine nga komuna e Ulqinit, dhe te nje mesueseje nga Prishtina, erdhi ne jete nje djale. Askush ne ate kohe nuk e mendonte qe ai djale nje dite do te shnderrohej ne frymezim per shume te rinj. Qe ne moshe te re ai u be udheheqesi i rinise Kosovare, e cila para fillimit te luftes, u revoltua ndaj regjimit shtypes te Sllobodan Milloshevicit.

I arrestuar dhe i dhunuar ne shume raste gjate luftes nga regjimi Serb por edhe nga vellezerit e tij Kosovare pas luftes, ai kurre nuk pushoi se enderruari per nje Kosove ku e drejta do te prevalonte mbi interesat personale. Me 2 Shkurt 2020 ai u be Kryeminister i Republikes se Kosoves. Ai djale, ishte Albin Kurti.

Mitrovice, 17 Maj 1982 – Rreth 26 milje ne Veri – Perendim te Prishtines, ne qytezen e Mitrovices, ne nje kohe kur Albini ishte me shume mundesi i ulur ne bankat e nje klase fillore ne Prishtine duke mesuar shkrim e kendim, nje vajze erdhi ne jete.

E rritur ne nje qytet plot trazira politiko-etnike, menjehere pas mbarimit te shkolles se mesme ajo u zhvendos ne Prishtina nga ku do te fillonte te formonte karrieren e saj ne fushen e drejtesise. Pasi u diplomua me rezultate te larta ne Universitetin e Prishtines, u zhvendos ne Shtetet e Bashkuara e Amerikes ku vazhdoi studimet pas-universitare ne Universitetin e Pitsburgut.

Me nje formim akademik solid dhe personalitet te forte, ajo u kthye me pas ne vendlindje ku dhe filloi te jepte kontributin e saj ne Kosoven e post-pavaresise. Me 3 Shkurt 2020 ajo u be femra e pare qe do te mbante postin e Kryetares se Kuvendit te Republikes se Kosoves. Ajo vajze, ishte Vjosa Osmani.

Nje dritare shprese

Lideret e Kosoves kane patur gjithmone probleme me te shkuaren e tyre, e sidomos lidhur me aktivitetin e tyre gjate luftes. Nje rast i tille eshte dhe Ramush Haradinaj, ish-komandant i UCK-se dhe hero kombetar i Kosoves. I vene disa here perballe tribunaleve nderkombetare dhe i akuzuar per krime gjate luftes, ai ia doli ne cdo rast te merrte pafajesine.

Por hera e fundit ne te cilen ai u thirr perpara nje tribunali, do te ishte dhe shkaku qe politika e Kosoves te merrte nje rrjedhe tjeter.

Me 19 Korrik 2019, Ramush Haradinaj, ne ate kohe Kryeminister, dha doreheqjen pasi ishte thirrur nga Gjykata Speciale e Kosoves per te deshmuar. Ne fund te muajit gusht te po atij viti, me shumice votash parlamenti u shperbe dhe me 8 Tetor u mbajten zgjedhjet e parakohshme. Ndryshe nga cdo ta kishte imagjinuar cdokush, yjet e ketyre zgjedhjeve nuk do te ishin asnje nga kasta e vjeter politike e UCK-se, por as me pak e as me shume, djali nga Prishtina dhe vajza nga Mitrovica.

Me nje diference me te vogel se 2% Vetevendosja e Albin Kurtit kryesoi rezultatet e zgjedhjeve duke marre 29 vende ne Parlament perkundrejt 28 te LDK-se se Vjosa Osmanit. Asnjeri nuk mund ta formonte qeverine pa ndihmen e tjetrit. Pas me shume se tre muajsh negociata dhe kleckash te nxjerra nga kasta e vjeter e politikes, palet rane dakort per formomin e koalicionit VV-LDK. Me 3 Shkurt 2020, me 66 vota pro, Albin Kurti u konfirmua Kryeminister dhe Vjosa Osmani, Kyetare e Kuvendit te Republikes se Kosoves. Nje kapitull i ri politik u hap ne historine e shtetit me te ri ne glob.

Era e ndryshimit

Cdo politikan e fillon karrieren e tij me premtime te medha. Si per cudi sapo marrin pushtetin premtimet veniten. Eshte si nje semundje prej te ciles duket sikur nuk ka shpetim. Nje semundje e pushtetit te pa kufi. Mua me pelqen ta quaj “Gold Fever”, ashtu sic J.R.R Tolkien i referohej ne librin e tij Hobiti, semundje e mendjes per pushtet dhe flori.

Per fat te keq kesaj semundje nuk i shpetoi asnje nga politikanet e Kosoves se pas luftes, me perjashtim te te ndjerit Rugova. Kush me pak e kush me shume, te gjithe u perlyen ne balten e pushtetit dhe ne fund ata qe u zhgenjyen dhe iken, ishin qytetaret e Kosoves. Sot, gjerat mesa duket po ndryshojne. Eshte akoma heret per te folur, por indiciet e para tregojne qe Kosova e ka potencialin per te bera hapa perpara.

Albinin e kane sulmuar, goditur e burgosur. Por ne asnje moment nuk hoqi dore, edhe pse per asnje cast nuk ju dha mundesia te kishte nje “karrige”. Nuk u perul as perpara sambisteve te Milloshevict dhe as perpara policise se vendit te tij. I kushtoi rinine e tij kauzes per drejtesi dhe barazi. E perse te mos i jepej nje shans Albinit?

Vjosa mbase nuk ka kaluar ato c’ka ka kaluar Albini, por ne vend qe te zinte nje vend ne parti qe ne moshe te re ashtu sic ben shumica, u shkollua ne perendim dhe u kthye per te kontribuar sadopak per vendin e saj, dhe sot eshte femra e pare qe udheheq “Kuvendin e Burrave te Kosoves”. Nje shembull per cdo femer. E perse te mos i jepej nje shans Vjoses?

Kosova i beri hapat e pare me kepucet e reja. Radha eshte per ne pertej kufirit.


Shtuar 5.02.2020 07:37