Botë virtuale, terapi virtuale
Në një botë ku marrëdhëniet virtuale po marrin gjithnjë e më shumë vendin e kontakteve reale, nuk duhet të habitemi që edhe mjekët të bëhen “avatar” dhe terapitë të ndiqen përmes kompjuterit dhe jo më në studion e doktorit.

Edhe situatat kur mjekimi kalon përmes botës virtuale janë në rritje, thotë Jeremy Bailenson, drejtor i Virtual Human Interaction Lab, në Universitetin e Stenfordit.

Bailenson, në librin e tij “Infinite Reality”, shpjegon se eksperienca në një botë virtuale alternon sjelljen në botën reale.

“Mjafton vetëm pak për të prodhuar efekte të konsiderueshme. Ne kemi kryer disa eksperimente me disa studentë të cilët i kemi kthyer në “avatar”, sic njihen subjektet e botës virtuale”, thotë Bailenson.

“Nëse avatarët manipulohëshin sado pak në mënyrë që të ishin më të gjatë apo më tërheqës sesa homologu i tyre njerëzor, në realitetin virtual studentët merrnin qëndrime me më shumë autoritet dhe siguri në vetëvete”,u shpreh studiuesi. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2011, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori