Të gjithë në kërkim, maskat për COVID-19 po trajtohen si ari në tregjet botërore

Që nga janari situata me koronavirusin mori përmasa gjigante duke shkaktuar viktima dhe të infektuar në të gjithë botën.

Në mbarë botën maskat janë artikujt më të kërkuar pasi edhe numri i tyre është në mungesë. Për mjekët, të infektuarit dhe të gjithë njerëzit që kërkojnë të mbrohen nga Covid-19 është hapur një “luftë”, sepse shumë vende kanë mungesë të theksuar maskash.

Prandaj Coviod-19 i ka kthyer maskat mbrojtëse në një objekt të fuqishëm spekulativ. Ndërkohë edhe kur një land gjerman porositi maska në vlerë afër 15 milionë euro përmes një firmë ndërmjetëse zvicerane, ra pre e mashtruesve.

Pasi firma ku porositën zviceranët ishte firmë fantazmë, ajo kishte arritur të vidhte identitetin e një firme europiane. Tashmë autoritetet po hetojnë mbi ngjarjen në fjalë.

12,7 milionë euro u arritën të siguroshen e t’i jepen sërish landit gjerman, Renani-Veriore-Vestfali shkruan gazeta gjermane Spiegel.


Shtuar 9.04.2020 11:44