Boronicat mbrojtëset e duhura për shikimin
Boronicat janë fruta të cilat kanë një sërë efektesh të shëndetshe në irganizmin tonë. Ato janë të njohura për rolin që kanë në shëndetin e zemrës, kujtesës dhe për tretje më të mirë, por edhe për përmirësimin e shikimit gjatë natës.

Sipas shkencëtarëve nëse njerëzit konsumojnë sa më shumë boronica atëherë nuk do të kenë probleme me shikimin sidomos në errësirë. Ndërsa në bazë të eksperimenteve të mëvonshme laboratorike dukej se i mbështetnin këto gjetje të hershme. Për shembull, antocianinet, të cilat janë molekula të pigmenteve në boronica dhe bimë të tjera, e inkurajojnë rigjenerimin e molekulave kyçe në sy, të përfshira në perceptimin e dritës.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se një dietë me suplemente boronice nuk e kishte përmirësuar shikimin në errësirë, por i kishte ndihmuar subjektet që ta kthenin shikimin normal pas ekspozimit ndaj një drite të fortë.

Ky përmirësim, megjithatë, ishte i vogël dhe jo aq i dukshëm për shumicën e njerëzve të shëndoshë, konkludojnë hulumtuesit. Por ata shtuan se anticianinet mund ta përmirësojnë shëndetin vizual në mesin e njerëzve të cilët kanë çrregullime ekzistuese në sy, edhe pse kjo mbetet për t'u demonstruar me studimet e dizajnuara mirë. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2015, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori