Boll u torturuat, ky është çelsi për një selfie ideale
E dime të githë sesa e vështirë është në ditët e sotme të jesh i kënaqur nga një selfie, pasi presioni i shoqërisë është i pafund dhe detajet duhet se s'bën që të jenë në perfeksion.

Pasi specialistët u menduan gjatë, shqyrtuan gjithçka me kujdes arritën të bënin zbulimin e madh: ku çalon një selfie?

I publikuar në “JAM Facial Plastic Surgery” kërkimi thotë se arsyeja pse selfie juaj nuk është aq fatal sa duhet ka të bëjë me pozicionin e krahut, të cilin ju përgjithësisht e mbani të mbledhur. Distanca ideale e aparatit nga fytyra juaj është 1.5 metra. Kështu selfiet e bëra nga 30 centimetra gjatësi bëjnë që hunda juaj të duket 30% më e gjerë nga ç’është në të vërtetë.

“Për vite me radhë dëgjoja familjarët e mi se si thoni: Ua shiko sa më duket hunda, shiko sa e kam. Përherë përpiqesha t’u thoja se nuk u duket kështu në të vërtetë, ndaj këtë herë vendosa ta vërtetoja me baza.” tha njëri prej studiuesve.

Ndaj ose hiqni dorë nga selfie- t që të mos ankoheni më ose shkoni dhe blini një shkop të posaçëm. Ose thjesht mësohuni me hundën tuaj si do të duket dhe mos e vrisni mendjen fare. I ndodh gjithë njerëzimit, jo vetëm juve.
Shtuar më 03/03/2018, ora 16:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori