Birra shton rrezikun nga sëmundja e zemrës
Pëlqej
Personat që pinë alkool në mënyrë të tepruar janë dy herë më të rrezikuar nga sulmi në zemër për dallim nga ata që konsumojnë sasinë e njëjtë, por gradualisht gjatë javës.

Studimi është kryer me 10 mijë meshkuj të shëndetshëm të moshës midis 50 dhe 59 vjet në Belfast, ku gjithë alkooli pihet për vikend, dhe në disa rajone të Francës, ku konsumi varion, shkruajnë mediet britanike.

Studiuesit për 10 vjet kanë përcjellë ndikimin e alkoolit në shëndetin e meshkujve dhe erdhën në përfundim se sasitë e vogla të alkoolit mund të mbrojnë zemrën nga zhvillimi i sëmundjes. Gjithashtu, kanë konfirmuar se rrezik më të madh nga sëmundja e zemrës kanë ata që pinë birrë dhe pije alkoolike në vend të verës.
Shtuar më 25/11/2010, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori