Bllokimi i mijëra njerëzve në Kakavijë, Greqia bën lëshimin e madh për shqiptarët

Pas zgjidhjes së krizës së emigrantëve shqiptarë në kufi me Greqinë, Kakavijë, një tjetër lajm i mirë vjen nga shteti fqinj.

Pasaportat që skandojnë në çdo periudhë të këtij viti do të konsiderohen si dokumente të vlefshme deri më 31 dhjetor 2020. Po ashtu emigrantëve shqiptarë nuk do t’ju kërkohet leje kalimi në rast të udhëtimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë bën me dije se nga Zyrat e të Huajve të shtetit helen, deri në datën 31 dhjetor 2020, do të pranohen si dokumente të vlefshme të gjitha pasaportat shqiptare, të cilat kalojnë afatin e vlefshmërisë brenda vitit 2020.

“Ky vendim i qeverisë greke krijon lehtësi për emigrantët shqiptarë, të cilët do të mund të marrin shërbimet e nevojshme në shtetin grek, duke përfshirë rinovimin e lejeve të qëndrimit, shërbimet e mbrojtjes sociale, shëndetësore e arsimore”.

“Gjithashtu, emigrantëve shqiptarë nuk do t’ju kërkohet leje kalimi në rast të udhëtimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri”, – thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit tonë.


Shtuar 18.08.2020 17:57