Bima më e shëndetshme në botë, shëron gjithçka
Nëse është për t’ju besuar studimeve, kjo bimë përmban më shumë hekur sesa spinaqi dhe më shumë vitamina C se disa agrume. Pos materieve ushqyese, rukola ka edhe vetitë e saj shëruese.

Në fakt, sipas studimit të fundit, është dëshmuar se rukola parandalon dhe pakëson stresin oksidues, e po ashtu pastron edhe gjakun, përmirëson oreksin dhe pastron trupin prej helmeve. Shumë njerëz e konsumojnë lëngun nga rukola, e sugjerohet tretja në masën 1: 5. Sasia e sugjeruar është një gotë në disa ditë, jo më shumë se aq, sepse mund të ketë efekte anëse jo të mira.

Lëngu nga rukola mund të përdoret nga jashtë, për të shëruar cilëndo gjendje të lëkurës dhe flokut. Aplikojeni lëngun në hapësirat e prekura në formë të kompresës de mund të hiqni qafe problemin me humbjen e flokut dhe problemet e lëkurës. Për kompresën nga rukola copëtoni gjethet e bimës dhe i përzieni me alkool, e më pas e vendosni në hapësirat e prekura dhe i mbështillni me fashë. E lini të veprojë për disa orë, e më pas e hiqni dhe shpëlani vendin me ujë të ftohtë. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2017, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori