Big Brotheri multietnik
Një televizion në qytetin e Bredfordit, një ndër zonat me ndasitë më të mëdha etnike në Britaninë e Madhe, po synon të zbusë këtë fenomen duke organizuar reality show-n Big Brother.

Televizioni Channel 4 ka bërë bashkë 8 personazhe nën të njëjtën çati. E vecanta e këtyre personazheve është se ata vijnë nga 8 grupe të ndryshme etnish.

Sabbiya, Damon, Jens, Desdemond, Audrey, Mohammed, Rashid dhe Maura janë të përzgjedhurit e autorëve të programit për të jetuar në të njëjtën shtëpi e për të garuar për cmimin e madh.

Risi ishte edhe mënyra e përzgjedhjes ku nga 100 persona që morën pjesë në audicione, 8 finalistët ishin të vetmit që dështuan në përgjigjet e sakta për pyetjet: Sa është përqindja e britanikëve nën 19 vjec dhe kur votuan për herë të parë femrat në Britani.

“A do të mund të jetojnë bashkë 8 persona të etnive të ndryshme, por që jetojnë në të njëjtin qytet në Britaninë e vitit 2012?”. Kjo është pyetja që ngrenë autorët e reality show-t, përgjigja e së cilës ndoshta do të mbërrijë në përfundim të spektaklit. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2012, ora 14:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori