VIDEO/ Brentford në formën e “ëndrrave”, “shkërrmoq” 3 me 1 Liverpool në shtëpi

Jurgen Klop ka dështuar sërish t’i drejtojë të “kuqtë” drejt një fitoreje në Premier League, ku këtë herë janë ndalur keqazi në transfertën e Brentford, me rezultatin 3 me 1.

Dominimi i “grerëzave” erdhi që në fillimin e lojës, por goli i parë do të vinte në minutën e 20-të, të lojës mbrojtësi i Liverpool, Konate bëri një gabim në mbrojtje dhe e dërgoi topin në rrjetën e tij.

Djemtë e Brentford, të drejtuar nga danezi Thomas Frank, nuk do të ndaleshin me kaq dhe në minutën e 40’, shënuan sërish këtë herë me Yoane Ëissa, i cili pas një krosimi kërceu më lart nga të gjithë duke e gjetur të papërgatitur portierin Alisson.

Me fillimin e pjesës së dytë u duk sikur diçka ndryshoi, pasi në minutën e 50’-të, Trent Alexander-Arnold kroson bukur dhe Oxlade-Chamberlain ngushton diferencën mes ekipeve. Mirëpo në minutën e 84’, Bryen Mbuemo shënon duke i dhënë skuadrës së Liverpool, goditjen e “knock-out”-it. /albeu.com

SHIKONI GOLAT