Bëni palestër për ta lënë duhanin
Përveç që do të jeni në formë të mirë, me ushtrime do ta largoni edhe një shprehi të rrezikshme – duhanin, pohojnë ekspertët.

Duhanpirësit të cilët çdo ditë ushtrojnë të paktën 15 minuta për 55 për qind janë më të prirë për ta ndërprerë duhanin se ata që nuk ushtrojnë, ka zbuluar studimi i përbashkët 12-vjeçar i Institutit kombëtar britanik për hulumtime dhe spitalit universitar në Tajvan, i kryer në 434.190 njerëz.

Tek ata që kanë lënë duhanin, ndërsa ushtrojnë rregullisht, probabiliteti për t’iu kthyer shprehisë së vjetër është më i vogël për 43 për qind në krahasim me ata që nuk ushtrojnë, transmeton Daily Mail.

Jetëgjatësia e pritur e tyre është rritur për 5,6 vjet, ndërsa rreziku nga vdekja është reduktuar për gati 43 për qind në krahasim me duhanpirësit fizikisht joaktivë. Madje edhe kur nuk e kanë ndalur cigaren, por kanë vazhduar të ushtrojnë, jetëgjatësia e tyre e pritshme është zgjatur për 3,7 vjet, ka vërtetuar hulumtimi.

Shtuar më 03/05/2012, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori