Bëni kujdes si e pastroni parketin, mund ta prishni
Parketi ndryshon nga pllakat dhe ky është një fakt që njerëzit duhet ta kuptojnë përdnryshe do ta dëmtojnë parketin.

Pastruesit janë të parat gjëra që duhet zgjedhur me kujdes.

Disa pastrues që mund të heqin bojën, e zhveshin nga ngjyra parketin. Ju duhet të përdorni një leckë të lagur me ujë të vakët me sodë buke ose ilaç, por të kini kujdes që lecka duhet të jetë shumë e shtrydhur.

Më pas duhet ta shpëlani dyshemenë me ujë të pastër e në fund thajeni shpejt me një tjetër leckë të pastër, të thatë fare.

Me kalimin e viteve parketi humbet shkëlqimin e tij, kështu që në bazë të llojit të parketit, përdoren teknika të ndryshme mirëmbajtjeje. Pastrojeni parketin me fshesë me korent apo me një fshesë të butë, në mënyrë që të mos e dëmtoni. Në mënyrë që të evitoni gërvishtjet apo gjurmët në parket, vendosni shtresa të buta në këmbët e mobiljeve dhe karrigeve.

Nëpërmjet këtyre shtresave mbrojtëse ruhet parketi nga dëmtimet. Për pastrimin e një parketilyer me dyllë, është e rëndësishme të mos përdoret uji në mënyrë që të mos hiqet lyerja e drurit. Ky parket duhet të pastrohet nga pluhuri e të pastrohet në të thatë.

Ashtu si në rastin e parketit të lyer me dyllë, edhe parketi i lyer me vaj nuk lahet me ujë. Parketi fshihet me një fshesë të butë apo me një fshesë me korent. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2017, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori