Ish-kryeministri bullgar: Petkov nuk mund të zgjidh çështjen me Maqedoninë e Veriut

Udhëheqësi i partisë bullgare GERB dhe ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov është i bindur se kryeministri aktual Kiril Petkov nuk është në gjendje të zgjidhë mosmarrëveshjen dypalëshe midis autoriteteve në Sofje dhe Shkup.

Deklarata e Borisovit ishte me rastin e zhvillimit të fundit të marrëdhënieve dypalëshe dhe propozimit të presidencës franceze, të cilin qeveria bullgare ia dorëzoi Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të premten vonë.

“E shihni poshtërsinë? Ai po përpiqet të organizojë fshehurazi diçka që do të dalë në publik. E shihni se po ndodh, por jo sepse ai është i keq, por sepse kështu ka vendosur parlamenti. Jo, edhe sot e kësaj dite është e qartë se Petkov nuk mund të çojë përpara asgjë në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Borisov.

Petkov tha të premten se nuk e kishte lexuar as personalisht propozimin francez.

Ai dje ka theksuar se nëse nuk ka vendim të Kuvendit, nuk do të marrë vendim për heqjen e vetos për fillimin e negociatave të Maqedonisë për anëtarësim në BE./ina