45-vjeçari shqiptar përplas nënën dhe fëmijën në Itali, foshnja 8-muajshe në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali. Një 26-vjeçare dhe foshnja e saj 8 muajshe janë përplasur nga një makinë tip “BMW” e cila drejtohej nga një 45-vjeçar me origjinë shqiptare.

Mediet italiane bëjnë me dije se skena ka ndodhur në prani të bashkëshortit të 26-vjeçares.

Nëna ndodhet e shtruar në spitalin Sant’Omero për shkak të një dëmtimi në kokë, ndërsa fëmija u dërgua fillimisht në të njëjtin spital. Por, për shkak të gjendjes serioze u transferua në Bambino Gesu në Romë.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe për të përcaktuar se kush ishte përgjegjës.

Karabinierët po mbledhin dëshmi dhe po analizojnë pamjet e kamerave në zonë për të rindërtuar dinamikën e saktë./Albeu.com/ 


Shtuar 12.06.2023 10:29