Bëjeni vetë antibiotikun e fuqishëm natyral
Pëlqej
Të gjithë ne nuk mund t’i shpëtojmë që të paktën një herë të sëmuremi gjatë dimrit ose të kalojmë një grip.

Më poshtë ju sjellim recetën e një antibiotiku natyral që është shumë efektiv, i shpejtë për tu përgatitur dhe madje edhe me shpenzime minimale.

Ky antibiotik natyral vret të gjitha bakteriet dhe ka një efekt të fortë anti-inflamator.

Madje ndryshe nga antibiotikët sintetikë, avantazhi i këtij antibiotiku është se është 100% natyral dhe nuk ka efekte anësore.
Përbërësit:

Një thelb hudhër

2 lugë gjelle mjaltë

2 lugë gjelle xhenxhefil pluhur

Gjysmë luge gjelle speca të kuq djegës të shtypur (pluhur)

Gjysmë luge gjelle kanellë

100 ml lëng limoni

Si ta përgatisni?

Shtrydheni limonin dhe shtojeni lëngun e tij e përzieni bashkë me hudhrën e shtypur, xhenxhefilin, pluhurin e specave djegës dhe përzieni me kanellë, e në fund shtoni mjaltin.

Lëreni këtë shurup të qëndrojë për tri orë në temperaturë të dhomës dhe më pas vendoseni në një kavanoz xhami me kapak dhe lëreni të qëndrojë në frigorifer.

Si ta përdorni?

Konsumoni një lugë çaji nga ky sirup në mëngjes, në stomak të zbrazët. Këtë sasi të këtij shurupi përdoreni nëse vetëm dëshironi ta forconi sistemin tuaj imunitar.

Por nëse po kaloni një ftohje ose grip, atëherë konsumoni një lugë çaji nga ky sirup, tri herë në ditë, në stomak të zbrazët po ashtu.
Shtuar më 12/12/2017, ora 23:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori